Katër të dënuar kapen nga policia- dërgohen në vuajtje të dënimit

Gjilan – Të martën njësiti i urdhëresave në bashkëpunim me njësitet patrulluese të policisë në Gjilan kanë arrestuar katër persona të dënuar më herët Elhami M , me dy vite e gjashtë muaj, Fiton B me gjashtë muaj, Valdet B me tre muaj dhe Florim K me dy vite burg.
I kanë ikur për një kohë vuajtjes së dënimit , por janë kapur nga policia dhe janë dërguar menjëherë në Dubravë. Kështu ka rezultuar aksioni i fundit i policisë i cili ka arritur të arrestojë katër të dënuar.
Ismet Hashani zëdhënës i policisë tha se ky arrestim është bërë në bazë të urdhëresave të lëshuara nga Gjykata Komunale në Gjilan.
Hashani tha se të martën njësiti i urdhëresave në bashkëpunim me njësitet patrulluese të policisë në Gjilan kanë arrestuar katër persona të dënuar më herët Elhami M , me dy vite e gjashtë muaj, Fiton B me gjashtë muaj, Valdet B me tre muaj dhe Florim K me dy vite burg.
Hashani tha se dy të dënuarit e parë janë dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës, ndërsa dy të fundit në Qendrën e paraburgimit në Gjilan./rajonipress/