Katër shqiptarë sulmojnë fizikisht dy zyrtar policor

Gjilan – Në fshatin Crep të Ranillugut raportohet se janë arrestuar katër meshkuj shqiptar pasi që të njëjtit kanë sulmuar fizikisht dy zyrtar policorë njoftoj policia e Kosovës.
Sipas policisë njëri nga zyrtarët policor ka marrë lëndime të lehta trupore. Të dyshuarit pas intervistës me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje.
Në një rast tjetër në fshatin Bresalc të Gjilanit raportohet se janë arrestuar dy meshkuj shqiptar pasiqë tek ata gjatë një kontrolle në nje restaurant , iu janë gjetur dhe konfiskuar një revole e modelit Zastava dhe një sprej.
Të dyshuarit pas intervistës me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt./rajonipress/