Hidromorava

Katër ministri pa ‘zot shtëpie’

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Katër ministri në Qeverinë e Kosovës kanë mbetur pa ministra. Tri që janë drejtuar nga Lista Serbe, si dhe Ministria e Brendshme pas dorëheqjes së Flamur Sefajt. Për postin e ministrit të Brendshëm po lakohen dy emra: Florian Qehaja dhe Fatmir Matoshi, shkruan sot Gazeta “Zëir”.

Pas daljes së Listës Serbe nga Qeveria dhe pas dorëheqjes së ministrit të Brendshëm, Flamur Sefaj, kanë mbetur pa udhëheqës katër dikastere qeveritare.

Ministria për Komunitete dhe Kthim (Dalibor Jevtiq), Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (Ivan Todosijeviq) dhe ajo e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (Nenad Rikallo) kanë mbetur pa ministra pasi drejtuesit e tyre tashmë janë larguar nga Qeveria (deklarativisht).

Pa drejtues aktualisht është edhe Ministria e Punëve të Brendshme, e cila deri më tash drejtohej nga ministri i AKR-së, Flamur Sefaj.

Eco Higjiena

Sa i përket emërimit të ministrit të ardhshëm në MPB, nga AKR-ja kanë thënë se ende nuk dihet se kush dhe kur do të vijë në këtë pozitë.

Ndërkohë, sa i takon Listës Serbe, përfaqësuesit e koalicionit kanë vlerësuar se LS-ja vazhdon të jetë në qeverisje pasi zyrtarisht ende nuk është dorëhequr.

Madje ata janë shprehur të bindur se koalicioni do të vazhdojë të funksionojë si duhet edhe më tej.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.