Katër kosovarë para gjyqit për tentim vrasjeje

Pesë kosovarë, dy prej të cilëve shtetas zviceranë, të cilët patën kërkuar të qërojnë hesapet e tyre me armë më 31 tetor 2011 në Lucens të Lozanës janë paraqitur para gjykatësit. Gjykimi i cili ka filluar sot në mëngjes në Gjykatën penale në Yverdon pritet të zgjasë tre ditë. Të gjithë janë të akuzuar për tentim vrasjeje.
Nga të shtënat me armë mbeti një i plagosur: F. K., 31 vjeç. Aktualisht, ky i fundit jeton në Kosovë dhe e ka të ndaluar hyrjen në Zvicër prandaj edhe nuk arriti të marrë pjesë në gjykim, shpjegon avokati i tij Stefan Disch. Megjithatë, sipas avokatit, ky problem mund të zgjidhet së shpejti.
Të katër pandehurit ishin të pranishëm në seancë, tre prej tyre u paraqiten të lirë, ndërsa njëri prej tyre F.B (35 vjeç), i cili dyshohet se ka shtënë mbi të plagosurin F. K. është duke kryer paraburgimin dhe është paraqitur me pranga në duar.
Mëngjesi i sotëm i është kushtuar krimeve të tjera të vogla për të cilat të pandehurit janë të akuzuar.: konsum të kanabisit, ngisje të automjetit pa sigurim dhe leje shoferi, për mashtrime të ndryshme etj. Të gjithë kanë pranuar dhe kanë kundërshtuar deklaratat e tyre të mëparshme në pika të caktuara.
Në mbrëmjen e 31 tetorit 2011, F. B. dhe vëllai i tij B.B, dyshohet se kanë rrahur dhunshëm A. H., 28 vjeç, i cili refuzonte të paguajë borxhin e tyre prej 900 frangash pas blerjes së 200 gramëve kanabis.
Më pas, viktima e rrahur, bashkë me dy miq F. K. dhe M.Ll, niset për t’u hakmarrë, e cila filloi me të shtëna armësh jashtë shtëpisë së F.B-së në Lucens të Lozanës.
Shqyrtimi i kësaj ngjarjeje që i ngjason filmave thriller, do zhvillohet nga ana e gjyqtarëve pasdite me marrjen në pyetje të dëshmitarëve.(albinfo)