Fundamenti

Katër emra për një kthesë politike në Gjilan

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Katër vite kalojnë shpejt, por pasojat e tyre mbeten gjatë. Mandati i fundit qeverisës në Gjilan ka lënë pas një qytet të zhytur në debat, pakënaqësi dhe mungesë vizioni zhvillimor. Pritjet e mëdha që u ngritën në emër të ndryshimit, sipas shumë qytetarëve, nuk u përkthyen në projekte konkrete e investime të prekshme për komunitetin.

Në opinionin publik gjithnjë e më shpesh po artikulohet nevoja për një qasje të re, për një energji tjetër politike dhe për një rikthim të seriozitetit institucional. Kritikat lidhen me mungesën e investimeve strategjike, infrastrukturën e amortizuar, zhvillimin e ngadaltë ekonomik dhe një klimë të përgjithshme mosbesimi.

Në këtë kontekst, në diskutimet qytetare dhe në sondazhe joformale kanë dalë në pah katër emra që përfaqësojnë profil akademik, profesional dhe politik: Faton Bislimi, Flamur Hyseni, Arben Mustafa dhe Lirije Kajtazi.

Hidromorava

Sipas përkrahësve të tyre, kjo katërshe përfaqëson një kombinim të përvojës institucionale, bagazhit akademik dhe lidhjes së drejtpërdrejtë me komunitetin. Ata konsiderohen si potencial për të rikthyer stabilitetin, për të hartuar politika zhvillimore afatgjata dhe për të forcuar besimin e qytetarëve në qeverisjen lokale.

Gjilani sot ndodhet në një udhëkryq politik. Qytetarët kërkojnë më shumë se retorikë, kërkojnë projekte të realizuara, transparencë, menaxhim efikas të buxhetit dhe një vizion të qartë për zhvillimin ekonomik e urban. Emrat që po qarkullojnë në skenën publike shihen si mundësi për një riorganizim të energjisë politike dhe për një rikthim të qytetit në trajektoren e zhvillimit.

Mbetet të shihet nëse kjo frymë e re do të konkretizohet në ofertë të strukturuar politike dhe në platformë të qartë programore. Por një gjë është e sigurt, Gjilani pret ndryshim të prekshëm, me përgjegjësi, profesionalizëm dhe vizion afatgjatë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.