Kate Upton femra më e bukur në botë

Kate Upton është shpallur me plot meritë femra më seksi e vitit 2012 nga revista prestigjioze amerikane GQ.
Lista e publikuar pak ditë para fillimit të vitit të ri nuk ka lënë shumë njerëz të befasuar, pasi bukuroshja 19 vjeçare e cila ka mahnitur botën spikat me fotot e saj të jashtëzakonshme.
Rita Ora ka zënë vend po ashtu në listën e GQ. Bukuroshja bjonde ndoshta nuk ka mundur të jetë më e mira në botë, por ka arritur të mposhtë emra si Lara Stone dhe modele tjera nga Victoria’s Secret.
Rihanna zuri pozitën e dytë në këtë listë falë linjave të saj perfide trupore, ndërsa në vendin e tretë gjendet Jennifer Aniston, transmeton telegrafi.
Se nëse Kate Upton e meriton të shpallet femra më seksi në botë, shikoni fotot më poshtë dhe jepni vlerësimin tuaj në hapësirën për komente…