ARKATANA

Katastrofë – kombëtarja pa mbrojtje kundër Danimarkës

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ndonëse të gjithë po i gëzohemi duelit kundër Darnimarkës që mund t’i hapë edhe më shumë dyert për kualifikim të Shqipërisë në Euro 2016, lajmet e këqija vetëm sa kanë filluar.

Telegrafi mëson se kombëtarja e Shqipërisë është në gjendje katastrofale në fazën e mbrojtjes para duelit vendimtar ndaj Danimarkës në udhëtim. Dhe për këtë, ka disa arsye.

Lorik Cana – mbrojtësi i Lazios ka kohë që është në kërkim të një ekipi të ri, ai nuk luan prej kohësh me Lazion si titullar dhe nuk është në gjendjen më të mirë fizike. Kapiteni lë për të dëshiruar shumë për duelin vendimtar, megjithatë në zemrën e tij prej luani asnjëherë nuk dyshohet edhe pse futbolli është sport ku nevojitet përgatitje fizike.

Mërvim Mavraj – i lënduar. Konsiderohet shtylla e mbrojtjes së kombëtares shqiptare.

Debatik Curri – I lënduar, tjetër lojtar me përvojë të madhe për këto ndeshje.

ARKATANA

Berat Xhimshiti – nuk e ka lejen e FIFA-s për t’u aktivizuar me Shqipërinë në ndeshje zyrtare.

Arlind Ajeti – tjetër top mbrojtës që nuk ka lejen e FIFA-s për t’u aktivizuar në ndeshjet zyrtare.

Naser Aliji – nuk e ka lejen për t’u aktivizuar në ndeshje zyrtare.

Në bazë të kësaj pasqyre që ka bërë Telegrafi para ndeshjes, mund të konstatohet se gjendja në mbrojtje është shumë e keqe.

Mbetet të shihet se si do t’ia dalë që De Biasi të zgjidhë problemet në fazën defensive, marrë parasysh se Danimarka është një skuadër ofanzive dhe se do të kërkojë të vulosë kualifikimin me një fitore në shtëpi ndaj Shqipërisë. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.