Fundamenti

Kastrati viziton punimet në shtrirjen dhe kyçjen e ujësjellësit në fshatin Roganë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kamenicë – Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Zotrim Kastrati, si dhe koordinatorin e këtij projekti, Hysen Jerliu, kanë vizituar fshatin Roganë, aty ku dhe është duke u punuar për shtrirjen e ujësjellësit.

Kreu i komunës, Qëndron Kastrati, tha se një problem i kamotshëm i banorëve po zgjidhet me shtrirjen dhe kyçjen e sistemit të ujësjellësit.
“Projekti për shtrirjen dhe kyçjen e sistemit të ujësjellësit në gjashtë fshatrat: Muçivërc, Dajkoc, Roganë, Hodonovc, Novosellë dhe Shipashnicë e Poshtme, është drejt finalizimit. Me koordinatorin e këtij projekti Hysen Jerliu dhe drejtorin e Shërbimeve Publike Zotrim Kastrati, vizituam punimet që po vazhdojnë në Roganë. Nga marrëveshja me Agjencinë Zvicerane për Bashkëpunim Zhvillimor dhe Kompaninë Regjionale të Ujësjellësit “Hidromorava”, po zgjidhet një problem i kamotshëm për banorët, por edhe një pjesë e madhe e komunës sonë po përfshihet në sistemin e ujësjellësit. Vazhdojmë me punë”, tha Kastrati.

FIDANISHTJA

Edhe drejtori i DShPAI, Zotrim Kastrati, tha se është i lumtur që kyçja në sistemin e ujësjellësit po realizohet në pjesën më të madhe të territorit të komunës sonë.
“Jam i lumtur që një pjesë e madhe e territorit të komunës sonë po kyçet në sistemin e ujësjellësit. Tani qytetarët do të kenë më të lehtë furnizimin me ujë”, tha ai.
Ndryshe nga marrëveshja me Agjencinë Zvicerane për Bashkëpunim Zhvillimor dhe Kompaninë Regjionale të Ujësjellësit “Hidromorava”, po realizohet shtrirja dhe kyçja e sistemit të ujësjellësit në gjashtë fshatrat: Muçivërc, Dajkoc, Roganë, Hodonovc, Novosellë dhe Shipashnicë e Poshtme./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.