Kastrati tregon gatishmërinë që po tregon komuna në kohën e pandemisë

Kamenicë – Qëndron Kastrati ka thënë se aktualisht në komunën e Kamenicës janë 115 raste aktive dhe 25 të vdekur.
Postimi i plotë i Qëndron Kastratit
Në mbledhjen e shtabit emergjent komunal diskutuam rreth situatës me pandeminë #COVID19.
• Nga data 20 nëntor, Kamenica në Zonë të Kuqe;
• Koordinim mes të gjithë akterëve;
• Bashkëpunim me institucionet e shëndetësisë e sigurisë;
• Mbulueshmëri në pikën kufitare “Dheu i Bardhë”;
• Ekipa mobile e QKMF-së vazhdimisht në terren;
• Kontakte të vazhdueshme me personat e infektuar;
• Inspektorati vazhdimisht në terren për monitorim;
• Kryqi i Kuq e Zjarrfikësit në gatishmëri të plotë;
• 115 raste aktive me #COVID19 dhe 25 të vdekur.
Kujdesuni për vete e njerëzit rreth jush!