RCCOLA

Kastrati: Të fortit mbijetojnë, guximtarët triumfojnë!

/ 2 minuta lexim

Kamenicë – Kamenicë, me krenari e entuziazëm po shkojmë përpara! Kjo fitore është e jotja! Në këto zgjedhje, t`i qytetar i Kamenicës, ia kujtove Kosovës që ndërsa rrugëtimi jonë ka qenë i vështirë, ndërsa rruga ka qenë e gjatë, ne ngritemi mbi trysninë, sulmet e tentimet për anulim të asaj që e kemi arritur bashkë me mund e me shumë punë ka shkruar Qëndron Kastrati.

Dua të falënderoj çdo kamenicas, e sidomos rininë që ishte bartësja e transformimit, por sinqerisht secilin që në një mënyrë ose tjetër ka qenë pjesë e këtij tregimi.
Ekipit më të mirë, më profesional dhe më të ndershëm: Gëzuar! Ju ishit shkëmbi kur tronditjet na vinin të pandershme e të pasinqerta. Ju ishit rrufeja kur vendit nuk i pritej, kërkonte kapërcim në ditë më të mira. Ju ishit shembulli frymëzues për më të mëdhenj se ne, më të fuqishëm se ne. Ju ishit dashuria që Kamenica e priste, e kërkonte për shumë kohë. Ju jeni e vërteta, zeitgeisti brenda ëndrrës që po bëhet realitet.

Fundamenti

Miq, patriotizmit nuk i ka dalë moda. Ai sot gjendet në mesin e të rinjëve tanë. Ata që po e shohin botën e megjithatë po e duan vendin me një besnikëri të çiltër, të pahelmuar nga popullizmat, konservatorizmi e lufta për pushtet.

Çikat e djemtë e rinj kërkojnë avancim të mirëqenies, shpërndarje të barabartë të mundësive, punë me nder e qëllim të qartë: përparimin e vendit.
Ju faleminderit dhe urime!