UBT

Kastrati takohet me përfaqësues të Ambasadës Amerikane

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kamenicë – Në këtë takim të përbashkët në mes të Komunës së Kamenicës, Ambasadës Amerikane si dhe fotografëve të botës së egër, është diskutuar lidhur me iniciativën për gjetjen e një lokacioni në Kamenicë për pastrimin e lumit, në mënyrë që në të ardhmen të shikohet mundësia për t’u bërë zonë e mbrojtur për shkak të pranisë së madhe të shpezëve.

Kryetari i Komunës së Kamenicës Qëndron Kastrati, ka pritur në takim përfaqësuesin nga Ambasada Amerikane Shawn Waddoups, si dhe fotografët e botës së egër Arian Mavriqi e Lulzim Demaj.

Në këtë takim të përbashkët në mes të Komunës së Kamenicës, Ambasadës Amerikane si dhe fotografëve të botës së egër, është diskutuar lidhur me iniciativën për gjetjen e një lokacioni në Kamenicë për pastrimin e lumit, në mënyrë që në të ardhmen të shikohet mundësia për t’u bërë zonë e mbrojtur për shkak të pranisë së madhe të shpezëve.

FIDANISHTJA

I pari i komunës Qëndron Kastrati, ka falënderuar përfaqësuesin Waddoups, fotografin Mavriqi dhe Demaj për takimin, si dhe i ka përgëzuar për këtë iniciativë.
“Mbrojtja e ambientit e në përgjithësi e natyrës është njëra ndër qëllimet tona. Aktivitetet të cilat realizohen nga kolegët e komunës kanë për qëllim që të kemi një Kamenicë të pastër dhe të gjelbër, e sidomos tek lumenjët që janë burim i rëndësishëm i jetesës. Iu përgëzoj për iniciativën dhe përkrahja e komunës nuk do t’iu mungojë”, është shprehur ai.

Në këtë takim të pranishëm kanë qenë edhe shefi i kabinetit të kryetarit, Meriton Ramabaja, si dhe zyrtarja nga Zyra për Investime dhe Mbështetje të Bizneseve, Uratë Ahmetaj./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.