RCCOLA

Kastrati takohet me Maria Suokko i UNDP-së, flasin rreth projektit për ‘Mbështetje të Menjëhershme për Rimëkëmbje nga COVID-19’

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kamenicë – Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, së bashku me këshilltaren e tij Donjeta Demolli, kanë pritur në takim përfaqësuesen e përhershme të UNDP-së në Kosovë, Maria Suokko, si dhe përfaqësues të tjerë nga Zyra e BE-së. I pari i komunës ka thënë se në këtë takim është diskutuar rreth projektit që po implementohet në Kamenicë, lidhur me përmirësimin e ofrimit të shërbimeve sociale nga Qendrat për Punë Sociale si dhe përmirësimin socio-ekonomik të grupeve më të ndjeshme.

“Pata kënaqësinë të mirëpres në Kamenicë, përfaqësuesen e përhershme të UNDP-së në Kosovë, znj. Maria Suokko. Me znj. Suokko diskutuam rreth projektit të ri që po implementohet në Kamenicë dhe zbatohet nga UNDP, me financim nga BE. Nga ky projekt synojmë përmirësimin socio-ekonomik të grupeve më të ndjeshme, integrimin e tyre, përfshirë gratë dhe vajzat, si dhe përmirësimin e ofrimit të shërbimeve sociale nga Qendrat për Punë Sociale”, është shprehur ai.

Mobi Casa

Kryetari Kastrati ka thënë se së bashku me përfaqësuesen Suokko kanë vizituar QPS-në për të parë nevojat për ndërhyrje në objekt.
“Gjithashtu, një lajm i mirë është që bashkërisht vizituam QPS-në, për të parë nga afër nevojat për ndërhyrje në objekt, vlerësimin e gjendjes aktuale dhe sfidat me të cilat përballen. E gjithë kjo, për të parë mundësinë e intervenimit në këtë objekt”, ka theksuar ai.

Ndryshe projekti ‘Mbështetje e Menjëhershme për Rimëkëmbje nga Covid- 19’, i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga UNDP Kosovë, ka për qëllim të ndihmoj në përmirësimin e sistemit të mbështetjes socio-ekonomike për grupet më të ndjeshme, përmirësimin e ofrimit të shërbimeve sociale nga Qendrat për Punë Sociale (QPS-te), si dhe integrimin e grupeve të ndjeshme, përfshirë gratë dhe vajzat./rajonipress/