Kastrati shënon gol dhe kthen besimin në vete

Më në fund ai “i ka bërë punët” për të qeshur. Fjala është për Flamur Kastratin, futbollistin kosovar nga Norvegjia, që luan në Gjermani. Flamuri ka shënuar gol për skuadrën Erzgebirge Au, për të cilën sapo ka filluar të luajë. Kjo ka ndodhur në ndeshjen kundër Singenit, të cilen Aue e ka fituar me rezultatin 3:1.
Por, nuk është vetë goli i shënuar ai që ia ka kthyer buzëqeshjen Kastratit. Futbollisti 21 vjeçar është i lumtur edhe vetëm me faktin se sërish i është kthyer fushës së futbollit.
Pasi që kapitulli i tij me Duisburgun ka kaluar ai thotë: “Ka qenë një kohë e rëndë. Nuk mund të dilja nga qarku i mbyllur” thotë ai duke iu referuar periudhës në falë. Por, vuajtja ka marrë fund. Kështu angazhimi i tij në Aue është për të një fillim i ri.
Flamuri është veçanërisht i gëzuar për kthimin e trajnerit Karsten Bauann. “Ai ka qenë deri tash trajneri i vetëm në Gjermani i cili më ka falur besimin që më duhet”.
Kontrata e Kastratit me Aue (bundesliga e dytë) vazhdon deri në vitin 2015.(albinfo)