Hidromorava

Kastrati pret në takim Albin Kurtin, diskutojnë për gjendjen pas përhapjes së COVID-19

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kamenicë – Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati së bashku me dy Nënkryetarët e Komunës, dhe Shtabin Emergjent Komunal, sot ka pritur në takim Kryeministrin në detyrë, Albin Kurti si dhe Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia si dhe Ministren e Administrimit të Pushtetit Lokal, Emilija Redžepi. Gjatë këtij takimi u diskutua lidhur me problemet, nevojat dhe masat që janë marr në Kamenicë. I pari i Komunës, Qëndron Kastrati tha se i kanë drejtuar kryeministrit kërkesat dhe rekomandimet e tyre, duke treguar se situata është nën kontroll.

“Ne u morëm vesh se si të veprojmë në ditët në vazhdim. Kemi pasur fatin si komunë, që të identifikuarit e parë t’i kemi më vonë, dhe për këtë secili institucion e ka ngritur vetëdijen se si duhet të veprojmë dhe të sillemi. Në Topanicë kemi 12 të infektuar, dhe Instituti i Shëndetësisë Publike do të vazhdojë edhe me një grup tjetër për t’i testuar. 161 persona janë në vetizolim dhe rastet janë izoluar dhe janë nën kontroll”, tha Kastrati.

Kastrati gjithashtu kërkoi nga qytetarët e Kamenicës që të vazhdojnë të kenë kujdes të shtuar.
“Bashkë po kërkojmë që kujdesi të mos bie dhe që qytetarët të mos relaksohen sepse është e rëndësishme që edhe në ditët në vazhdim të mbahet distanca dhe ta kenë parasysh që mund të ketë të infektuar në secilin fshat dhe lagje”, shtoi ai.

ARKATANA

Ndërkaq Kryeministri Kurti tha se u diskutua për situatën në Kamenicë, për përgatitjet dhe masat që ka marr Kryetari i Komunës për të menaxhuar këtë situatë.

Kryeministri në detyrë gjithashtu tha se muaji prill, është vendimtar për krizën e këtij virusi, andaj të gjithë bashkë duhet të kemi kujdes të shtuar.

“Shembulli që po e tregojmë si shtet në trajtimin e situatës, duhet ta mirëmbajmë edhe këtë muaj, sepse prilli është vendimtar. T’i ruajmë pleqtë tanë dhe ata që kanë probleme të ndryshme shëndetësore, sepse është jetike”, shtoi Kurti./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.