Në Kamenicë shënohet Dita Botërore e Turizmit në Lugun e Verdhë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Kamenicë – Drejtoresha për Zhvillim Ekonomik dhe Diasporë, Burbuqe Leka, së bashku me zyrtarë nga kjo drejtori dhe nxënës të shkollave të mesme kanë kaluar Ditën Botërore të Turizmit duke promovuar turizmin në një nga atraksionet më të bukura të vendit tonë, Lugu i Verdhë.

Drejtoresha Leka ka thënë se bashkë me nxënësit e shkollave të mesme dhe shumë entuziastë të tjerë, përjetuam emocionin e zipline-it dhe pamjen mahnitëse që ky vend ofron.

UBT

“Si Drejtori për Zhvillim Ekonomik, ishte kënaqësi të shënojmë këtë ditë të veçantë dhe të inkurajojmë më shumë të rinj dhe vizitorë të eksplorojnë bukuritë natyrore të vendit tonë.
Le të vazhdojmë ta promovojmë turizmin dhe ta mbështesim zhvillimin e destinacioneve lokale për një të ardhme më të qëndrueshme dhe të gjallëruar”, ka thënë ajo./rajonipress/