Eko Higjiena

Kastrati: Përfshirja e diasporës është potencial i rëndësishëm në zhvillimin ekonomik

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Kamenicë – Qëndron Kastrati në takimin me Besnik Mucaj nga Instituti KLGJ theksoi se fokus të veçantë i ka kushtuar zhvillimit ekonomik lokal duke përfshirë sa më fuqishëm diasporën si potencial i rëndësishëm.

Përfaqësuesit e Institutit KLGI vizituan Komunën e Kamenicës, ku u pritën nga Kryetari i Komunës, Qëndron Kastrati Përgjatë takimit z.Besnik Muçaj dhe Kryetari Kastrati diskutuan lidhur me zhvillimet dhe sfidat në komunën e Kamenicës, njëherësh për hapat në vijim në funksion të agjendës së përbashkët për fuqizimin e nivelit lokal.

Kastrati theksoi se fokus të veçantë i ka kushtuar zhvillimit ekonomik lokal duke përfshirë sa më fuqishëm diasporën si potencial i rëndësishëm.

Uji Dea

Po ashtu u trajtuan edhe sektorët funksionalë nisur nga arsimi e deri tek ngritja e kapaciteteve të zyrtarëve për planifikim dhe menaxhim efikas.

Besnik Muçaj i ka ofruar mbështetje profesionale nga Instituti KLGI, duke pasur parasysh se është e rëndësishme që në nisje të ketë bashkëpunim dhe koordinim të qëndrueshëm me gjithë akterët në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm.

Ai propozoi edhe mundësinë e organizimit të trajnimeve të ndryshme për shërbyesit civil të administratës komunale./rajonipress/