Hidromorava

Kastrati përkujton 23 vjetorin e Epopesë̈ së UÇK dhe rënien heroike të familjes Jashari

/ 2 minuta lexim

Kamenicë – Për nder të 23 vjetorit të Epopesë së Ushtrisë̈ Çlirimtare të Kosovës, sot kanë filluar manifestimet në mbarë vendin. Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka përkujtuar këtë 23 vjetor të fillimit të betejës së familjes së Komandantit të UÇK-së, Adem Jashari, kundër forcave serbe.

I pari i komunës ka thënë se në nderim të heroizmit të familjes Jashari dhe Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është organizuar manifestim gjithëpopullor.
“Sot bëhen 23 vite nga fillimi i betejës heroike tre ditore e familjes së Komandantit Legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, kundër forcave të armatosura serbe. Manifestimi gjithëpopullor Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shënohet çdo vit më 5, 6 dhe 7 mars anë e kënd botës ku ka shqiptarë, në nderim të familjes Jashari, dëshmorëve të kombit dhe gjithë të rënëve për liri. Lavdi!”, është shprehur ai.

Ndryshe për nder të “Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, në Kamenicë janë organizuar disa aktivitete nga OVL UÇK- dega në Kamenicë, e përkrahur nga Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

UBT

Sot nga ora 16:00 është mbajtur një ndeshje futbolli në Palestrën e Sportit me dy ekipe, Veteranët e UÇK –së dhe Administrata Komunale.

Manifestimi do të vazhdoj më datë 06.03.2021, ku në orën 10:00 do të bëhen homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve, ndërsa ky manifestim do të përmbyllet më datë 07.03.2021 në orën 18:00 me ndezjen e zjarreve tek varrezat e Dëshmorëve në Kamenicë./rajonipress/