FITORJA

Kastrati: Pak raste të shkeljeve të të drejtave të njeriut në Kamenicë?

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kamenicë – Sipas Nazmije Demolli Kastratit gjatë këtij viti në zyrën e saj ka pasur pak raste të lajmëruara për shkelje të të drejtave të njeriut në Kamenicë

Me rastin e 10 dhjetorit Ditës Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut, koordinatorja e NJKDNJ, Nazmije Demolli-Kastrati, ka përgatitë një fletëpalosje lidhur me Deklaratën Universale për të Drejtat e Njeriut dhe rëndësisë së 10 dhjetorit të cilën e ka shpërnda në shkolla, qytetarëve dhe institucioneve të ndryshme në nivel komunal.

Sipas Kastratit gjatë këtij viti në zyrën e saj ka pasur pak raste të lajmëruara për shkelje të të drejtave të njeriut në Kamenicë.”Kështu që mund të themi se realizimi i të drejtave të njeriut në komunën e Kamenicës është në nivelin e kënaqshëm, përderisa nuk ka ankesa nga qytetarët. Mirëpo, ndoshta qytetarët hezitojnë të paraqesin ankesat e tyre ”u shpreh Nazmija.

Të drejtat e njeriut, janë bazat për ndërtim të lirisë, paqes dhe drejtësisë, duke shtuar se mbrojtësit e të drejtave të njeriut luajnë rol esencial në mbrojtjen nga diskriminimi dhe ruajtja dhe respektimi i parimit universal të barazisë.

Uji Dea

Koordinatorja Kastrati, në mesazhin e saj përkujton nevojën për promovim të vazhdueshëm të të drejtave të njeriut në vend.

Ajo apelon te qytetarët, institucionet, OJQ-të, etj që së bashku të punojnë dhe kontribuojnë, jo vetëm në ditën e përvjetorit të Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të njeriut, por çdo ditë dhe në çdo kohë, me qëllim që të Drejtat e Njeriut të respektohen dhe mbrohen sa më shumë që është e mundur.

Ajo thotë se vazhdimisht t’i kushtojmë rëndësi të veçantë realizimit praktik të drejtave të njeriut të garantuara edhe me Kushtetutën e Kosovës.

Kastrati njëkohësisht i fton qytetarët që në rast se kanë shkelje të të drejtave të Njeriut të paraqiten në Zyrën e NJKDNJ-së në Kamenicë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.