Fundamenti

Kastrati: Numri i të infektuarve është më i madh sesa që janë të konfirmuar pas testimeve

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Kamenicë – Në mbledhjen e sotme të Shtabit Emergjent Komunal diskutuam për gjendjen me #COVID19 në komunën tonë dhe rastet e fundit të identifikuara pozitiv me këtë sëmundje. Nga IKShP jemi njoftuar se kemi edhe një rast tjetër me sëmundjen SARS-CoV-2 dhe numri i rasteve aktive ka arritur në 11 veta ka shkruar Qëndron Kastrati.

Hidromorava

“Duke marrë parasysh shpërndarjen e shpejtë të këtij virusi, duhet ta kemi të qartë që numri i të infektuarve është më i madh sesa që janë të konfirmuar pas testimeve. Kujdesuni për veten dhe ndiqni të gjitha udhëzimet. Mos merrni shërbime në qoftëse nuk janë të pajisur me maska e njëkohësisht as mos kryeni shërbime pa të. Mbajeni distancën dhe pastroni duart vazhdimisht” ka porositur Kastrati./rajonipress/