GRANDEMALL

Kastrati në telashe me drejtorët e LVV

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Kamenicë – Nëse dikush ka llogaritur që do të zmbrapsem përmes shantazheve e insinuatave, llogaria do t’i dalë gabim. Unë jam zgjedhur t’i shërbej qytetarëve të Kamenicës, e jo interesave partiake. Në fund të fundit, s’ka fare rëndësi ku do të jemi pas tri vitesh asnjëri nga ne. Shembujt e suksesit personal në dëm të qytetarëve duhet përçmuar, jo promovuar. Prandaj, e vetmja gjë që më shqetëson është niveli i përkushtimit dhe cilësia e punës ka shkruar Qëndron Kastrati.

Të enjten pata një takim zyrtar me Drejtoreshën e Drejtorisë së Arsimit znj. Ismete Thaçi. Tash kur procesi i fillim vitit shkollor thuajse ka përfunduar, e diskutova edhe me drejtoreshën që jam krejtësisht i pakënaqur me menaxhimin e këtij procesi.
Personalisht kam pranuar shumë ankesa rreth këtij procesi. Probleme të mëdha në ndarje të orëve, ankesa për transferime të mësimdhënësve, favorizim të mësimdhënësve të caktuar, probleme në formimin e klasëve dhe nisjen e rregullt të mësimit, dhe disa probleme të tjera e kanë karakterizuar këtë nisje të vitit shkollor.

Vazhdoj të besoj se drejtoresha nuk ka qenë e përfshirë direkt në favorizimet që kanë ndodhur. Ndikimi dhe ndërhyrja nga zyrtarë të drejtorisë e poashtu nga udhëheqës të VV-së në Kamenicë e ka dëmtuar dhe komprometuar procesin. Ky fenomen tashmë është sekret publik në tërë Kamenicën ka shkruar Qëndron Kastrati.

Nga konsiderata që kam për të, i kërkova Drejtoreshës që të ofrojë dorëheqjen nga kjo detyrë në mënyrë që të mos bëhet personalisht cak i diskutimit publik. Pas një debati argumentesh, u pajtuam që ajo ta ofrojë këtë dorëheqje pas takimit dhe ta tejkalojmë këtë çështje pa dëmtimin e askujt.

UBT

Dorëheqja që duhej të ndodhte atë ditë, nuk ndodhi. Mora vesh që udhëheqësist e VV-së në Kamenicë kanë marrë urdhër nga niveli qendror i kësaj partie, që kjo dorëheqje të mos ndodhë dhe në rast të shkarkimit të saj, të tërhiqen edhe drejtorët e tjerë që vijnë nga ky subjekt.

Rëndësinë e sektorit të arsimit e kam theksuar disa herë. Është një ndër fushat më të rëndësishme, kurse gjendjen e kemi shumë të rëndë. Në këtë fushë ka nevojë për ndërhyrje radikale. Do të jem i verbër karshi emrave të njerëzve konkretë, subjekteve politike, apo grupeve tjera të interesit. Do të kujdesem personalisht që ky sektor të mos bëhet pjesë e pazareve e inateve të ulëta të partive.

Nëse Partia VV ka vendosur që në kurriz të nxënësve të Kamenicës të zgjedhin viktimizimin politik për disa vota, unë nuk e pranoj këtë shantazh. Unë e kam njoftuar drejtoreshën që do të pres edhe sot dorëheqjen ashtu siç jemi marrë vesh në takim. Në të kundërtën, ajo do të lirohet nga detyra.

Nëse dikush ka llogaritur që do të zmbrapsem përmes shantazheve e insinuatave, llogaria do t’i dalë gabim. Unë jam zgjedhur t’i shërbej qytetarëve të Kamenicës, e jo interesave partiake. Në fund të fundit, s’ka fare rëndësi ku do të jemi pas tri vitesh asnjëri nga ne. Shembujt e suksesit personal në dëm të qytetarëve duhet përçmuar, jo promovuar. Prandaj, e vetmja gjë që më shqetëson është niveli i përkushtimit dhe cilësia e punës ka shkruar Kastrati./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.