UBT

Kastrati në takim me drejtuesit e “Hidromoravës” flasin për mungesën e ujit të pijshëm në Lagjen “Çamëria”

/ 3 minuta lexim
GRANDEMALL

Kamenicë – Në këtë takim është diskutuar për gjetjen e një zgjidhje për ujë të pijshëm për banorët e lagjes “Çamëria”, pasi që pas ndërtimit të projektit të ri, këta banorë nuk mund ta përdorin ujin për pije për shkak të kualitetit të tij.

Kryetari Kastrati së bashku me drejtorin Basha takojnë drejtorin e Kompanisë rajonale “Hidromorava” Muhamed Suliqi, diskutojnë për çështjen e ujit të pijshëm në lagjen Çamëria

Kryetari i Qëndron Kastrati së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Ambient dhe Inspektorat, Ramadan Basha, kanë pritur në takim Drejtorin e Kompanisë Rajonale “Hidromorava”, Muhamed Suliqi, drejtorin e njësisë në Kamenicë, Sherif Thaqi, si dhe Mumin Morina, drejtor teknik në “Hidromoravë”.

Në këtë takim është diskutuar për gjetjen e një zgjidhje për ujë të pijshëm për banorët e lagjes “Çamëria”, pasi që pas ndërtimit të projektit të ri, këta banorë nuk mund ta përdorin ujin për pije për shkak të kualitetit të tij.

Kastrati ka falënderuar për bashkëpunimin drejtorin Suliqi, dhe ka kërkuar që të gjendet një zgjidhje sa më shpejt për lagjen Çamëria.

FIDANISHTJA

“Për problemin e kualitetit të ujit në lagjen “Çamëria”, sot takuam edhe njëherë drejtorin regjional të Hidromoravës, Muhamet Suliqi dhe drejtorin e njësisë për Kamenicë Sherif Thaçi. Pas shumë përpjekjeve tona, pastrimit të gypave e analizave të vazhdueshme, problemi vazhdon të jetë i njëjtë. Bashkërisht jemi duke planifikuar një strategji tjetër që për këtë problem të gjejmë zgjidhje afatgjate. Falënderoj drejtorin Suliqi e Thaçi për bashkëpunimin e vazhdueshëm, që qytetarëve tanë t’u bëjmë zgjidhje për ujë të pijes”,ka thënë ai.

Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Ambient dhe Inspektorat, Ramadan Basha, theksoi se edhe pse është përfunduar sistemi i ri në lagjen “Çamëria”, banorët nuk mund ta përdorin ujin për pije.

“Ne tani duhet ta krijojmë një skenar të ri për banorët atje. Jemi munduar shumë herë të bëjmë zgjidhje duke pastruar gypat e ujit, duke marr mostrat e ujit por prapë uji nuk është i pijshëm. Sa më parë duhet ta krijojmë skenarin që banorët t’i furnizojmë me ujë të pijshëm”, ka thënë ai.

Nga ana tjetër drejtori i Kompanisë rajonale “Hidromorava”, tha se falë bashkëpunimit të mirë me Komunën e Kamenicës, nuk kanë pasur probleme të mëdha lidhur me çështjen e ujit.

“Ne iu falënderojmë shumë për bashkëpunimin që kemi pasur, dhe do ta vazhdojmë këtë bashkëpunim. Po ashtu edhe ne jemi të interesuar që të gjejmë sa më parë një zgjidhje që të mos mbesin pa ujë të pijës banorët e lagjes Çamëria”, ka thënë ai./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.