UBT

Kastrati nderon kryefamiljarët që kishin hapur dyert në vitet e 90-të për nxënësit shqiptarë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Kamenicë – Nuk ka komb pa gjuhë amtare. Nuk ka triumf pa sakrificë. Për këtë, sot nderuam të gjithë ata që shndërruan shtëpitë e tyre në shkolla gjatë rezistencës së shqiptarëve ndaj politikave shtypëse të Serbisë që ndaloi mësimin shqip ka shkruar Qëndron Kastrati.

Në Ditën e Mësuesit, vendosëm pllaka përkujtimore në shtëpitë shkolla, kryefamiljarët e të cilave kishin hapur dyert në vitet e nëntëdhjeta për nxënësit shqiptarë.

Mobi Casa

Vitet e 90-ta ishin vite të vështira për Kosovën. Mësuesit ishin në ballë të rezistencës. Prandaj, në këtë ditë ndava mirënjohje për familjet që lëshuan shtëpitë e tyre që të vazhdojë mësimi.

Pllaka të tilla do të vendosen në të gjitha 23 shtëpitë shkolla në Komunën tonë.
Urime 7 Marsin të gjithë mësuesve!./rajonipress/