Kastrati: Mos e heshtni dhunën ndaj gruas në Kamenicë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kamenicë – Ne ju bëjmë thirrje që në një ditë si kjo gratë duhet të ngrenë zërin dhe të mos heshtin për dhunën që ushtrohet ndaj tyre. Mund të themi se miliona gra, çdo ditë bëhen viktimë e formave të ndryshme të dhunës: fizike, seksuale dhe psikologjike. Por, mbetet e vështirë për studiuesit që të japin një shifër të saktë të grave që pësojnë dhunë, pasi shumica e rasteve nuk raportohen ka thënë Nazmije Demolli Kastrati.

Nazmije Demolli Kastrati, Koordinatore e Njësisë Komunale për të Drejtat e Njeriut, si dhe Teuta Kastrati, zyrtare për Barazi Gjinore, me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, kanë zhvilluar disa aktivitete.

Ato, në takime me qytetar të moshave të ndryshme kanë biseduar lidhur me rëndësinë e kësaj dite. Po ashtu edhe kanë bërë shpërndarjen e fletëpalosjeve me materiale vetëdijesimi sa i përket dhunës ndaj grave.

RCCOLA

Sipas , Nazmije Demolli – Kastrati, rëndësia e kësaj date nuk kujtohet njësoj nga të gjithë, por me aktivitete të ndryshme në gjithë botën… “Ne ju bëjmë thirrje që në një ditë si kjo gratë duhet të ngrenë zërin dhe të mos heshtin për dhunën që ushtrohet ndaj tyre. Mund të themi se miliona gra, çdo ditë bëhen viktimë e formave të ndryshme të dhunës: fizike, seksuale dhe psikologjike. Por, mbetet e vështirë për studiuesit që të japin një shifër të saktë të grave që pësojnë dhunë, pasi shumica e rasteve nuk raportohen” ka thënë ajo.

25 nëntori është shpallur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, dita kundër dhunës ndaj grave.

Teuta Kastrati, theksoi se ky aktivitet ka për qëllim që problemin e dhunës ndaj grave të mos e trajtoj vetëm si problem të grave, sepse të moshuarit, fëmijët, edhe vet meshkujt ndodhë të jenë objekt i dhunës…andaj të gjithë së bashku të kontribuojmë në zvogëlimin dhe eliminimin e dhunës në përgjithësi./rajonipress/