Fundamenti

Kastrati më i votuari, Sinani sekretar i PDK-së

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Anëtari më i votuar i degës së PDK-së në Kamenicë, doli të jetë Shaban Kastrati, të cilit kryesia 19 anëtarësh ia jep besimin e postit të zëvendës kryetarit të degës, kurse nënkryetar të degës janë: Uran Berisha, Filloreta Rexha dhe Visar Dërmaku kurse për sekretar dege është zgjedhur Begzad Sinani.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) Dega në Kamenicë, sipas planifikimit, ka përmbyllë procesin zgjedhor në Degën e saj, duke zgjedhur Kryetarin, zv.kryetarin, tre nënkryetar dhe sekretarin e Degës.

Siç dihet, në Kuvendin e Pestë Zgjedhor të PDK-së në Komunën e Kamenicës, i cili u mbajt më herët, kryetar i degës është rizgjedhur Emin Krasniqi, zëvendësministër aktual i Infrastrukturës.

RCCOLA

Ndërkaq, të hënën që shkoi (24.12.2012), kjo degë ka mbajtur mbledhjen e kryesisë së Degës, ku nga ky takim janë zgjedhur postet tjera udhëheqëse të kësaj dege.

Anëtari më i votuar i degës së PDK-së në Kamenicë, doli të jetë Shaban Kastrati, të cilit kryesia 19 anëtarësh ia jep besimin e postit të zëvendës kryetarit të degës, kurse nënkryetar të degës janë: Uran Berisha, Filloreta Rexha dhe Visar Dërmaku kurse për sekretar dege është zgjedhur Begzad Sinani.

Zëvendës kryetari i ri i degës së PDK-së në Kamenicë, zotëri Shaban Kastrati, ka falënderuar kryesinë për besimin e dhënë duke thënë së ajo që e ka karakterizuar procesin zgjedhor në Degën e PDK-së në Kamenicë, janë ndryshimet që janë bërë nëpër kryesitë e nëndegëve dhe kryetarëve të saj, e që kjo u karakterizua edhe me ndryshimet që u bënë në Kryesinë e re të Degës njofton bashkëpunëtori jonë Rexhep Hasani./rajonipress/

Mund të ju interesoj: