UBT

Kastrati: Kosova është shtëpia e prindërve të mi

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Flamur Kastrati e ka lënë ekipin U-21 të Norvegjisë, derisa është i gatshëm t’i bashkohet Kosovës për ndeshjen miqësore ndaj Haitit. 22 vjeçari thotë se ka vepruar drejtë që ka pranuar ftesën e Kosovës, pasi ky vend është shtëpia e prindërve të tij.

Sulmuesi i ekipit norvegjez Strømsgodset, Flamur Kastrati është i gatshëm t’i bashkohet përfaqësueses së Kosovës për ndeshjen miqësore ndaj Haitit, e cila do të zhvillohet me 5 mars në Mitrovicë.

22 vjeçari është i lindur në Oslo, derisa më herët ka luajtur për përfaqësuesen U-21 të Norvegjisë. Ai thotë se ka vepruar drejtë që ka pranuar ftesën e Kosovës, pasi ky vend është shtëpia e prindërve të tij.

Hidromorava

“Unë kam luajtur në ekipin U21 të Norvegjisë, por mendojnë se këtë që po e bëjë është e drejtë. Ajo është shtëpia e prindërve të mi, dhe ne mund ta bëjë një ekip të nivelit shumë të lartë”, ka deklaruar Kastrati për uebfaqen zyrtare të klubit.

Kastrati gjatë karrierës ka luajtur për skuadrat si: Skeid, Twente, Osnabrück, Duisburg dhe Erzgebirge Aue

Përveç Kastratit, përfaqësueses së Kosovës me 5 mars do t’i bashkohen edhe: Samir Ujknai, Loret Sadiku, Emir Bajrami, Albert Bunjaku, Faton Toski, Ilir Azemi, Bersant Celina, Fanol Perdedaj, Shkodran Metaj, Lum Rexhepi, Mehmet Hetemaj, Arlind Ajeti, Frederik Veseli e të tjerë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.