Kastrati jep një “super lajm” për fshatrat e Kamenicës

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Kamenicë – Hogoshti, Petroci, Busavata, Karaçeva e Epërme dhe fshatra të tjera do të furnizohen me ujë ka shkruar Qëndron Kastrati.

Fundamenti

“Kur kemi pranuar mandatin në vitin 2017, mbulueshmëria me ujësjellës ka qenë vetëm për 2000 ekonomi familjare, ndërkaq në ndërkohë kemi në përfundim pothuajse edhe 1900 ekonomi familjare të tjera. Tejet i lumtur që nënshkrova marrëveshjen me implementuesin (CDI) e fondeve të Agjencisë Zvicerane për Bashkëpunim Zhvillimor dhe Kompaninë Regjionale të Ujësjellësit “Hidromorava”, për shtrirjen e ujësjellësit edhe për 2000 ekonomi familjare të tjera. Vazhdojmë me punë”, ka shkruar Kastrati./rajonipress/