Uji Dea

Kastrati: I njëjti avaz po vazhdon me këtë qeverisje. Asnjë zgjidhje, vetëm bllokim

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Kamenicë – Dhe ndonëse kanë kaluar dy vite që kur Ministria e Arsimit zotohet në vazhdimësi që do të marrë përsipër reformën nga niveli nacional – vetëm sa për të akomoduar mentalitetin konservativ të disa nxitësve të banorëve – dembelia e ministrisë nuk ka dhënë asnjë rezultat deri më tani. I njëjti avaz po vazhdon me këtë qeverisje. Asnjë zgjidhje, vetëm bllokim ka shkruar Qëndron Kastrati.

Postimi i plotë i Qëndron Kastratit

Në kuadër të diskutimeve të njëpasnjëshme me Ministrinë e Arsimit, ndonëse shpeshherë të paargumentuara, ne në vazhdimësi kemi treguar gatishmëri për të përshtatur reformën me kërkesat e tyre. Është e domosdoshme dhe urgjente ndërhyrja në arsim në mënyrë që nxënësve t’u ofrohet arsim më kualitativ. Unë e kam obligim moral e ligjor që të bëj çdo gjë që është në kompetencat e mia për ta avancuar kualitetin e arsimit në Kamenicë.

Dhe ndonëse kanë kaluar dy vite që kur Ministria e Arsimit zotohet në vazhdimësi që do të marrë përsipër reformën nga niveli nacional – vetëm sa për të akomoduar mentalitetin konservativ të disa nxitësve të banorëve – dembelia e ministrisë nuk ka dhënë asnjë rezultat deri më tani. I njëjti avaz po vazhdon me këtë qeverisje. Asnjë zgjidhje, vetëm bllokim.

Ndonëse e kemi shprehur vet se jemi të interesuar të organizuar mësimin alternativ të përshpejtuar për nxënësit që nuk e kanë vijuar atë, Ministria njëanshëm vendosë për një çështje që është kompetencë e nivelit lokal dhe e drejtë dhe përgjegjësi ekskluzive.

FIDANISHTJA

Duke e pasur parasysh qëllimin që nxënësit që nuk e kanë vijuar mësimin e rregullt në asnjë mënyrë të mos dëmtohen, Komuna e Kamenicës merr përsipër zbatimin e vendimit të lartcekur.

Po ashtu për hirë të korrektësisë duam të theksojmë se reforma në arsimin paraunivesitar në Komunën e Kamenicës është duke u udhëhequr në përputhje të plotë me konventat ndërkombëtare, Kushtetutën e Kosovës, ligjet në fuqi, dhe me qëllim të rritjes së cilësisë në arsim. Një reformë e tillë për riorganizimin e institucioneve parauniversitare e cila është e domosdoshme në shumë komuna të Kosovës e veçanërisht në Komunën e Kamenicës, do të duhej të gëzonte mbështetjen e MAShTI-it dhe institucioneve qendrore pasi që ka për qëllim të vetëm rritjen e cilësisë në arsim dhe shpenzimin më efikas të fondeve publike.

Duke marrë për bazë këtë që u tha më lartë, në mbështetje të plotë me kompetencat e komunave të përcaktuara nga ligjet e Kosovës, Komuna shpreh gatishmëri për zbatimin e vendimit të ministrisë.

Andaj Komuna në rast të marrjes së mbështetjes financiare për zbatimin e këtij vendimi nga ana e Ministrisë, do të ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm për të mbajtur orë plotësuese për nxënësit e lartcekur në këto shkolla:
• Për nxënësit e fshatit Busavatë – Procesi i orëve plotësuese do të organizohet në Shkollën Fan S. Noli në Kamenicë;
• Për nxënësit e fshatit Karaçevë e Poshtme – Procesi i orëve plotësuese do të organizohet në organizohet në Shkollën Avni Rrustemi në Karaçevë të Epërme
• Për nxënësit e fshatit Petrit – Procesi i orëve plotësuese do të organizohet në Shkollën Rexhep Mala në fshatin Topanicë
• Për nxënësit e fshatit Shipashnicë e Poshtme – Procesi i orëve plotësuese do të organizohet në Shkollën Sadri Misini në Shipashnicë të Epërme, dhe
• Për nxënësit e fshatit Kopernicë – Procesi i orëve plotësuese do të organizohet në Shkollën Skendërbeu në Hogosht./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.