Kastrati falënderon diasporën pa dallim, që gjithmonë u dalin në ndihmë komunitetit në vendlindje

Kamenicë – Në vazhdën e takimeve nga distanca, sot e kisha me shoqatat e diasporës, të themeluara nga bashkëqytetarët tanë në Zvicër e Gjermani. Folëm për situatën e krijuar nga pandemia, sfidat që po ballafaqohen në këtë kohë dhe çka do të bëhet pas tejkalimit të situatës me virusin korona ka shkruar Qëndron Kastrati.
“I falënderoj të gjithë pa dallim, që gjithmonë u dalin në ndihmë komunitetit në vendlindje” ka shkruar tutje Kastrati./rajonipress/