Kastrati: Asnjëherë nuk duhet harruar sakrificën e atyre që kontribuuan për lirinë që sot e gëzojmë

Kamenicë – Bëhen homazhe tek varrezat e dëshmorëve në 20 vjetorin e çlirimit të Kamenicës.
Në ditën e çlirimit të Kamenicës, kryetari Qëndron Kastrati bashkë me kryetarin e OVL-UÇK-së Milaim Limoni, kryesuesin e Kuvendit Komunal Albert Sermaxhaj e një pjesë të kabinetit, kanë bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve.
Kastrati tha se Kamenica ka përjetuar para 20 viteve ndjenjën më të mirë, atë të çlirimit.
Sipas tij, asnjëherë nuk duhet harruar sakrificën e të gjithë atyre që kontribuuan e dhanë jetën për lirinë që sot e gëzojmë.
“Duhet të angazhohemi maksimalisht që të punojmë për ndërtimin e zhvillimin e Kosovës. Urime 20 vjetorin e çlirimit!”, tha kreu i komunës./rajonipress/