UBT

Kasollja më e shtrenjtë në SHBA : 2.5 milion dollarë

/ 1 minutë lexim

Kjo kasolle prej druri, në mes të një peizazhi befasues në Havai, kushton plot 2.5 milion dollarë.

Prona cilësohet si një copë parajse, pasi ka pamje fantastike mbi det.

Mobi Casa

Edhe pse është 44 metër katror, çmimit i vjen në ndihmë fakti se ka rreth 8 hektarë tokë përqark, që shkon e gjitha për blerësin.

Agjenti i shitjes thotë se aty është një vend ideal për tu fshehur nga sytë e botës, ndërkohë që balena, delfinë dhe breshka deti shfaqen në plazh.