Fundamenti

Kasami, titullar kundër Koresë

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Në ndeshjen testuese që luan të premten përfaqësuesja zvicerane e futbollit kundër Koresë së Jugut do të inkuadrohet që nga fillimi edhe Pajtim Kasami. Kjo do të jetë hera e parë që ai do të fitojë besimin e trajnerit Hitzfeld për të qenë titullar në një ndeshje ndërkombëtare.

Ky i fundit ka deklaruar nga Seuli për mediet zvicerane se do ta angazhojë lojtarin e ri, duke shtuar se në dritën e Kampionatit Botëror zviceranët nuk kanë shumë mundësi sprovash. Pas ndeshjes në Korenë e Jugut, ata do të kenë vetëm edhe një ndeshje testuese në muajin mars dhe një tjetër në maj. Kjo dhe është arsyeja përse ai do t`ua falë besimin e plotë disa lojtarëve të cilët u treguan të suksesshëm në sprovat e shkurtra në ndeshjet e fundit.

UBT

Hitzfeld në lidhje me të riun strugan ka thënë: “Pajtim Kasami, i cili së fundi ka luajtur mirë, do të luajë nga fillimi. Unë e shoh atë në pozicionin e 10-ës, pasi që edhe në Fulham ai mjaft shpesh paraqitet në sulm”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.