Hidromorava

Kasami, shqiptari i gjashtë i kombëtares së Zvicrës!

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Pas Behramit, Xhemailit, Shaqirit, Xhakës dhe Mehmedit, në listën e Hitzfeldit për ndeshjen në Tiranë ka hyrë edhe Kasami

Grupit prej pesë lojtarëve shqiptarë (Behrami, Xhemaili, Shaqiri, Xhaka dhe Mehmedi) të përzgjedhur nga trajneri Hitzfeld për të luajtur për Zvicrën në ndeshjen me Shqipërinë dhe me Slloveninë, i është bashkuar edhe shqiptari i gjashtë!

Fjala është për Pajtim Kasamin, struganin 21 vjeçar të Fullhamit të Anglisë. Atë trajneri e futi në kombinim vetëm pas konstatimit të gjendjes jo të mirë të mbrojtësit të jashtëm Stephan Lichtsteiner , pas një lëndimi. Sipas Hitzfeldit, me Lichtsteiner-in nuk mund të llogaritet së paku në ndeshjen që zhvillohet në Shqipëri më 11 tetor.

Megjithëkëtë ai do t`i bashkohet të hënën skuadrës në përgatitjet në Feussisberg.

Mobi Casa

Nga ana tjetër, Kasami ka luajtur të shtunën për Fulhamin kundër Stoke City, ndeshje të cilën e ka fituar 1:0 skuadra e Kasamit, ku luan edhe futbollisti tjetër i kombëtares zvicerane, Philippe Senderos.

Kasami bën pjesë në plejadën e lojtarëve kampionë botërorë nga Nigeria në kategorinë U17, në viti 2009 ku luanin edhe Shaqiri, Xhaka, etj.

Në kombëtaren zvicerane U21 ai ka luajtur 28 ndeshje ndërsa për kombëtaren A nuk është angazhuar asnjëherë deri më tash./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.