UBT

Kasami pretendent për golin e vitit në Angli

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Mesfushori shqiptar i Fulhamit, Pajtim Kasami është nominuar për çmimin Goli e vitit në Premier Ligën angleze me golin e shënuar kundër Norwich Cityt.

Mediet angleze pohojnë se goli i Kasamit shumë lehtë mund të fitojë çmimin, pasi është i përfunduar në mënyrë të përkryer. Ai me gjoks pranoi një top të mirë nga Sascha Riether dhe me një goditje vollej mposhti portierin Julian Speroni që sigurisht nuk e ka parë fare topin, transmeton Koha.net.
Goli i shqiptarit 23-vjeçar në shumë raste është krahasuar edhe me golin e Marko Van Bastenit.

Uji Dea

Megjithatë, për të fituar këtë çmim, Kasami do të përballet me Wayne Rooney, Jack Wilshere, Luis Suarez të cilët po ashtu kanë shënuar gola të jashtëzakonshëm për klubet e tyre.