Mobi Casa

Kasami, i vendosur të dëshmohet te Fulhami

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Londër – Mesfushori shqiptar Pajtim Kasami ka thënë se është i vendosur që gjatë këtij edicioni ta dëshmojë veten te skuadra e Fulhamit, shkruan të shtunën uebfaqja “Sportsmole”. Kasami 21-vjeçar, në gjashtë muajt e fundit të edicionit të shkuar luajti i huazuar te skuadra zvicerane Luzern.

Mirëpo, tash ai është i vendosur të mbetet te Fulhami dhe t’i bindë të gjithë se meriton të jetë pjesë e ekipit të Premier Leagues angleze.”Ka shumë konkurrencë në ekip, më shumë se kur u pata transferuar. Pra, do të jetë shumë vështirë, por unë jam i gatshëm të dëshmoj se mund të luaj te Fulhami”, është shprehur Kasami. “Dua të luaj pjesën time dhe ta ndihmoj ekipin të ketë një edicion të suksesshëm. Jam i përgatitur maksimalisht dhe me padurim pres fillimin e edicionit”.

Kasami insiston se me të aktualisht është i kënaqur edhe trajneri i Fulhamit, Martin Jol. Mesfushori shqiptar është i bindur se Jol do t’i japë rastin gjatë edicionit
të ri, ndonëse trajneri holandez ditë më parë deklaroi se do ta huazojë sërish Kasamin për të bërë përvojë edhe më të madhe.

Mobi Casa

“Nuk mendoj se tifozët i kanë parë shumë aftësitë e mia në fanellën e Fulhamit, kështu që pres të më jepet rasti këtë edicion për t’i bindur të gjithë. Mua me mbetet vetëm që t’i impresionojë të gjithë dhe për këtë jam shumë i vendosur”, shtoi ai. “Edhe trajneri është i kënaqur me mua dhe më ka thënë se ka një ndjenjë të mirë këtë edicion për mua. Ky është një lajm shumë i mirë dhe besoj se nuk do ta zhgënjejë”.

Kasami në vitin 2011 ishte transferuar te Fulhami nga skuadra italiane Palermo. Ai me ekipin anglez ka regjistruar vetëm tetë paraqitje deri më tani në të gjitha
garat. Kasami është pjesë e U-21 të Zvicrës.