FIDANISHTJA

Kasami e Abrashi, më të mirët kundër Spanjës

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Futbollistët shqiptarë Amir Abrashi e Pajtim Kasami janë vlerësuar si më të mirët te Përfaqësuesja e Zvicrës në barazimin pa gola kundër Spanjës.

U-21 e Zvicrës të enjten mbrëma u përball me kampionen në fuqi të Evropës, Spanjën, në eliminatore për evropianin e ardhshëm. Abrashi e Kasami luajtën tërë ndeshjen dhe u ndëshkuan me kartonë të verdhë. Ata ishin të vetmit futbollsitë që u vlerësuan nga gazeta zvicerane “Blick” me notën maksimale, gjashtë. “Duket se dikush e ka përcjellë mjaft me kujdes Gennaro Gattuson! Amir Abrashi vrapoi dhe bllokoi aksionet kundërshtare deri në sekondat e fundit. Ai jo vetëm që bllokon pastër aksionet, por edhe pason topa mjaft të mirë.

ARKATANA

Me Kasamin ishte më i miri në fushë”, ka komentuar për Abrashin, gazeta “Blick”. Ndërkohë për Kasamin, vlerësimi i gazetës ishte: “Sa i mirë do të ishte, po që se në klub do të kishte aktivizim?! Futbollisti i Fulhamit është përfshirë në çdo aksion të rrezikshëm të Zvicrës. I fuqishëm, i shpejt, i qëndrueshëm dhe shumë i motivuar. Por, për fat të keq të hënën kundër Estonisë është i suspenduar me kartonë”. Kasami te Fulhami nuk po arrin të zërë vend si titullar.

Madje edhe trajneri i Fulhamit, Martin Jol ka thënë se më mirë do të ishte nëse 20-vjeçari të kalonte huazim te ndonjë skuadër tjetër. “Kasami është lojtar i ri dhe ai e di se nuk do të jetë titullar. Ky është problem për të pasi ai dëshiron të luaj gjithë kohën. Unë mendoj se ai duhet të bëjë gjërat pak më mirë dhe të garoj për një vend titullar, por ende nuk është aty ku duhet. Mendoj se do të ishte përfituese nëse huazohet në ndonjë skuadër”. (koha)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.