Fundamenti

Karikatura në funksion degradimi të figurave të shenjta

/ 4 minuta lexim
RCCOLA

Nga Nexhmedin Saqipi – Këtyre ditëve, përsëri u gjet në fokus të kritikave gazeta satirike Charlie Ebdo nga Franca, për shkak të publikimeve të karikaturave të saj provokative ndaj Profetit Muhamed. Kjo nuk është hera e parë, që kjo revistë vë në tallje portretin e karikuar të Muhamedit, me pamje të shëmtuara e të degraduara.

Franca e cila njihet si djep i civilizimit, po lejon që një revsitë e tillë problematike të argëtohet me figura të shenjta fetare, vetëm nga bota islame, por jo edhe e nga ajo krishtere, Këso raste siç është ai i shkrimtarit Salman Rushdi, pastaj ngjashëm edhe me një gazetë daneze, të cilat botuan karikatura të profetit Muhamed, nxitën reagimin e botës myslimane, duke u shoqëruar edhe me pasoja politike, ekonomike dhe humbje jetësh.

Karikatura, është art dhe nuk duhet keqpërdoret për qëllime propagandistike, jo pse bota islame nuk i duron ato, por pse me manipulimin e saj shërbejnë për qëllim politik e jo argëtues.

Nuk kam rastisur që në ndonjë gazetë arabe, apo myslimane në përgjithësi, të jetë karikuar një portret profeti si Jezu Krishti, apo diçka e ngjashme. Nga kjo shihet bota e pasur shpirtërore e kulturës myslimane, e cila është e kursyer ndaj këtyre dukurive, të cilat nuk kanë etikë, kodeks e moral. Problemi në këtë kontekst është edhe më i thellë, ngase bota islame e njeh profetin Jezu Krishti, kurse ajo e krishter jo, prandaj mosnjohjet reciproke sjellim keqkuptime.

Sipas Wikipedia-s, Karikatura është një ilustrim humoristik, që tepron ose shtrembëron thelbin e thjeshtë të një personi ose sendi për të krijuar një ngjashmëri identifikuese të lehtë pamore. Ajo mund të jenë fyese ose kompliment dhe mund të shërbejë për një qëllim politik, apo të merren vetëm për argëtim.

Mobi Casa

Në faqet e gazetave humoristike e satirike shpesh janë gjetur personalitete politike dhe ato të yjeve filmike, të cilët shpesh janë ilustruar me pamje të kafshëve, për t’ju përshtatur karaktereve të njeriut, por nuk kanë zgjuar aq shumë kritika si kjo e talljes me figurat e shenjta.

Zhanri i karikaturës politike mund të jetë i rrezikshëm, nëse vihet në shërbim të degradimit të figurave të shenjta, veshjeve tradicionale e kulturave të tjera shpirtërore.

Në Luginë të Preshevës, gjatë kohës së regjimit të Millosheviqit e patëm një rast kur një krijues i zhanrit të humorit e nxori një libër me satira dhe karikatura me titull “Kur të qeshë fati”, në të cilën gjendej poezia e anatemuar “Me shajkaçe në Evropë”, shajkaça veshje tradicionale serbe. Regjimi i atëhershëm serb jo vetëm që e ndaloi librin, por edhe autorin e saj e nxori në gjyq për pesë vjet rresht me akuzën se ka tallur dhe qesëndisur kombet dhe kombësitë në ish Jugosllavi. Me pasojat, gjithashtu, u përballën lexuesit e librit, shpërndarësit e tij dhe punëtorët e arsimit, të cilët u maltrtetuan psikikisht e fizikisht, duke u përjashtuar madje edhe nga puna.

Ky shembull dhe ata të mëparshmit, duhet të na japin mësim, se si ta duam dhe kultivojmë humorin e me këtë rast edhe karikaturën në shërbim të argëtimit dhe relaksimit, e jo për të prekur e lënduar ndjenjat shpirtërore kujtdo qofshin ato, për qëllime propagande, duke përqeshur figurat e personaliteteve të ndryshme, qoftë shoqërore, apo fetare.

Ne kemi nevojë të qeshim e të argëtohemi, sidomos në këtë kohë pandemie, por jo edhe me humor të zi e të verdhë, të cilat nuk reflektojnë art, por kiç pa vlera dhe pa shije, siç janë karikaturat me Profetin e Muhamedit a.s.