UBT

Karaqeva ka një kërkesë për Kurtin: Në Bruskel mos lejoni copëtimin e Kosovës

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Kamenicë – Banorët e Karaqevës që ndodhen në brezin kufitar me Serbinë i anë shkruar një letër Albin Kurtit, Vjosa Osmanit dhe Glauk Konjufcës për shqetësimet e tyre që ata i përjetojnë çdo ditë. Në veçanti ata kërkojnë nga Albin Kurti që në takimet zyrtare që pritet të ketë në Bruksel të mos lejojë copëtimin e Kosovës.

Letra e plotë e Bashkësisë Lokale Karaqevë e Poshtme e nënshkruar nga Selver Lenjani

Nga Bashkësia Lokale-Bashkësia Lokale Karaqevë e Poshtme

Letër për Institucionet e Republikës së Kosovës për Kryeministrin e Republikës së Kosovës z.Albin Kurti
-Për Presidenten e Republikës së Kosovës Znj.Vjosa Osmani-
-Për Kryeparlamentarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës Z.Glauk Konjufca-
Të nderuara, Institucione të lart përmendura me anë të kësaj kërkesë, ne banorët e brezit kufitar Karaqevë kërkojmë nga ju që hallet dhe brengat e banorëve të brezit kufitar, që nga viti 2001 e deri më sot ku shteti fqinj Serbia pretendon ta bëj shkëputjen e një pjese të fshatit Karaqevë – Territorit të Kosovës që vazhdimisht nga viti 2001 në rrugën e asfaltuar nuk kanë qasje Policia e Kosovës dhe asnjë veturë zyrtare e Kosovës.

E kanë të ndaluar rreptësisht që nga marrëveshja tekniko ushtarake e Kumanovës që nga data 09.06.1999.

Ju është servuar faktorit ndërkombëtar kjo marrëveshje e falsifikuar, në atë takim është dorëzuar harta e falsifikuar dhe dokumentet e falsifikuar nga gjenerali serb Svetozar Marjanovic dhe i ka bindur të gjithë ushtarakët e NATO-s.

RCCOLA

Mirëpo me ndihmën e Sllobodan Milloshevic gjenerali i ka dorëzuar faktorit ndërkombëtar, ku në atë takim ka marrë pjesë gjenerali i NATO-s Michael Jackson dhe e ka mashtruar faktorin ndërkombëtar me harta dhe dokumente te falsifikuara.

Ne banorët e brezit kufitar nuk kemi tokë askujt t`i falim, të huajën nuk e duam, por as tonën nuk e lëshojmë. Me këtë problem të brezit kufitar vërtetohet saktësisht faktori ndërkombëtar se Serbia pretendon tokat e Kosovës.

Ne banorët e brezit kufitar kërkojmë nga ju që rasti i Karaçevës që në takimin e parë në Bruksel të bisedohet kjo temë e Karaçevës si pikë e rendit të ditës, sepse në atë territor i humbin 170 pronarë tokat e tyre, që posedojnë dokumentacione kadastrale, hartografike, gjeografike, pedologjike që e dokumentojnë se është pjesë e Fshtatit Karaçevë-Territor i Republikës së Kosovës. Dhe kërkojmë nga ju që të mos lejohet copëtimi i Kosovës. Mbesim me shpresë që kjo kërkesë e jona të merret seriozisht dhe të flitet në takimin e radhës në Bruksel.

Shpresojmë se do të merreni me këtë problem dhe kërkesa e banorëve të brezit kufitar të merret parasysh dhe seriozisht.

Kryetar-Selver Lenjani