Eko Higjiena

Karaqeva e zhgënjyer me vitin 2016

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Problemi i vijës kufitare në Karaqevë do të mbetet sërish i njëjti edhe për vitin 2017. Selver Lenjani ndonëse ka sensibilizuar në maksimum këtë problem kombëtar, ende nuk ka gjetur përkrahje nga institucionet vendore e ndërkombëtare që ky rast të trajtohet mes dy shteteve në bisedimet e zhvilluara në Bruksel.

Ka ecur e vizituar me qindra zyre në Kosovë, ka takuar lloj lloj politikani vendor e ndërkombëtar, por ende s`ka arritur që të bindë ata se vija kufitare në Karaqevë mund të jetë moment delikat dhe shpërthyes nëse nuk zgjidhet me kohë. Ky është përkufizimi që mund t`i bëhet Selver Lenjanit përfaqësues legjitim i fshatit Karaqevë.

Lenjani thotë se është i zhgënjyer me vitin 2016 i cili nuk solli rezultatet e pritura. “Unë s`kam pushuar për asnjë moment dhe nuk do të pushojë derisa toka e kidnapuar nga Serbia t`i kthehet territorit të Kosovës. Dikush po luan me ndjenjat tona, por ne jemi në tokën tonë, në vendin tonë dhe në territorin tonë” shprehet Lenjani.

Uji Dea

Lenjani thotë se në vitin 2017 ky problem ose duhet të zgjidhet ose gjërat mund të dalin nga kontrolli. “Duhet të vetëdijesohet edhe politika kosovare dhe duhet të jenë më të sinqertë politikanët tanë. Karaqeva ka dallime të mëdha me problemin e Malit të Zi. Këtu territori po na merret para syve tanë” shprehet ai.

Lenjani thotë se ditëve të fundit ka pasur patrulla të shtuara të xhandarmërisë serbe e cila vazhdon të provokojë dhe ta kontrollojë një pjesë të territorit të Kosovës. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.