UBT

Karaqeva e Zahiraj të pasigurt, Dobrosini në ankth

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Selver Lenjani tha për rajonipress se policia multietnike tashmë nuk ka asnjë kompetencë në vijën kufitare , meqë gjithçka tani kontrollohet nga xhandarmëria serbe. Arsim Halili mësues nga Dobrosini tha se në punktin e Dobrosinit është shtuar edhe një patrullë e policisë. Pajazit Zahiri nga lagja e Zahirajve thotë se ka lëvizje të shtuara të xhandarmërisë ditëve të fundit.

Fshatrat shqiptare përgjatë brezit kufitarë me Serbinë, andej dhe këndej kufirit ndodhen në frikë dhe ankth nga sulmet apo provokimet e mundshme të xhandarmërisë serbe. Fshatrat Karaqevë e Zahiraj i frikësohen shtimit të xhandarmërisë serbe përgjatë vijës kufitare me Kosovën.

Selver Lenjani nga fshati Karaqevë tha për rajonipress se punkti i policisë në Muhovc dhe Breznicë tash po kontrollohen nga xhandarmëria serbe dhe jo nga policia multietnike , ashtu siç është e paraparë me marrëveshjen e KFOR-it.

UBT

Lenjani tha se banorët janë të shqetësuar, sepse po dëgjohen detonime të fuqishme të xhandarmërisë serbe e cila po demonstron armatim të rëndë duke e frikësuar popullatën e mbetur.

Gjendja nuk paraqitet e mirë dhe e qetë as në fshatin Dobrosin. Arsim Halili mësues nga fshati Dobrosin tha për rajonipress se ka mbajtur mësim të mërkurën në fshatin Lluqan dhe Konqul , por nuk ka parë forca të shtuara të xhandarmërisë, me përjashtim të forcimit edhe me dy xhipa të policisë në punktin e Dobrosinit. “Unë mendoj se më shumë ka panik nga vet banorët sepse parakalimi i xhipave nëpër fshat të pajisur me automatikë ka futur frikë në mesin e fëmijëve “ tha Halili.

Në lagjen e Zahirajve banori i vetëm i mbetur atje Pajazit Zahiri tha për rajonipress se ditëve të fundit ka shtim të madh të numrit të xhandarmërisë serbe. “Është normale të ketë frikë sepse ndodhem shumë afër postbllokut dhe çdo ditë ka pasur gjuajtje me armë, gjë që nuk ka ndodhur më herët. Unë kam kërkuar edhe nga KFOR-i turk që të jetë më prezentë dhe të patrullojnë përgjatë xhamisë së Sllubicës “ tha Zahiri./rajonipress/

Mund të ju interesoj: