Fundamenti

Karaqeva e Poshtme pyet ministren Nagavci: A do të hapen shkollat në shtator?

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kamenicë – E nderuara ministre ne ju falënderojmë për vendimin e hapjes së shkollave, përzemërsisht ju falënderojmë nga brezi kufitar për hapjen e kësaj shkolle sepse më në fund ja kthyet buzëqeshjen fëmijëve tanë dhe tërë komunitetit thuhet në letrën e banorëve të Karaqevës së Poshtme.

Selver Lenjani përfaqësues i Bashkësisë Lokale në Karaqevë të Poshtme ka thënë se kemi dorëzuar një kërkesë për ministren e arsimit Zonja Arbërie Nagavci, kërkesa e bashkësisë lokale për mbylljen e shkollës fillore “Asllan Thaqi” në Karaqevë. Me vendim të kreut të komunës u mbyll kjo shkollë që numëron mbi 100 nxënës, në mesin e 15 shkollave është edhe Karaqeva.

UBT

“E nderuara ministre ne ju falënderojmë për vendimin e hapjes së shkollave, përzemërsisht ju falënderojmë nga brezi kufitar për hapjen e kësaj shkolle sepse më në fund ja kthyet buzëqeshjen fëmijëve tanë dhe tërë komunitetit. E nderuara ministre cili është vendimi i juaj për fillimin e vitit shkollor 2021/2022 a do të hapen shkollat prapë në shtator të vitit 2021 a jeni prapë që të hapen këto shkollat, apo vetëm për të mos humbur viti dhe a mendoni se në brez kufitar që duhet hapur shkollat dhe të stimulohet ky komunitet” thuhet në letër.

“Mbesim me shpresë se prapë me lloj kërkese që të filloj të vazhdoj mësimi në brezin kufitar, të gjitha institucionet RKS janë të njoftuar me halle dhe brenga dhe jepja primatin komunës së Kamenicës që sytë i kemi të gjithë nga ju, dhe mbesim me shpresë se do të na dilni në ndihmë. Me respekt” thuhet në letrën e Selver Lenjanit./rajonipress/