ARKATANA

Karaqeva e Poshtme kërkon nga Skender Hyseni që ta trajtojë në Bruksel rastin e tyre

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kamenicë – Bashkësia Lokale e fshatit Karaqevë ka dorëzuar disa kërkesa nëpër institucione të ndryshme qendrore dhe tash së fundit edhe tek Skender Hyseni duke kërkuar nga ky i fundit që në takimet e tij në Bruksel ta trajtojë problemin e Karaqevës.

Selver Lenjani thotë se problemi i Karaqevës daton që nga viti 2001. “Ne kurrë s`jemi ndalur me letra e peticione, protesta e angazhime tjera paqësore. Pothuajse nuk ka institucion qendror që nuk e kemi njoftuar për hallin e Karaqevës dhe i kemi njoftuar ato për pretendimet e Serbisë, që po mundohet me çdo kusht ta shkëput arterien kryesore” thotë Lenjani.

Lenjani kërkon edhe nga presidenti i vendit që të mendoj pak për brengat e Karaqevës, kurse nga Avdullah Hoti e Vjosa Osmani kërkon angazhim unik në përfaqësim dhe mbrojtje të kërkesave reale të kësaj treve.

GRANDEMALL

“Unë mendojë se Skender Hyseni, Hashim Thaçi, Avdullah Hoti e Vjosa Osmani janë krahët e shtetit dhe se në agjendën e bisedimeve në relacionin Karaqevë, Prishtinë, Bruksel, mund të sjellin një zgjidhje të pranueshme për brezin kufitar”.

Lenjani mendon se këta e kanë edhe obligim që zyrtarisht ta ofrojnë në tavolinën e bisedimeve rastin e Karaqevës dhe mos të lëshojnë pe për shkëputjen e territorit të Kosovës. “Megjithatë ne do t`i ruajmë tokat tona dhe nuk do t`i japim, tonën se japim té huajën se duam, do të qëndrojmë prapa rrugës së asfaltuar dhe tokave tona që i kemi të stërgjyshërve tan, do t`i mbrojmë tokat sepse nuk kemi tok për t`i falur Serbisë ka shkruar Lenjani./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.