Fundamenti

Karaçeva pjesa e harruar e Kosovës

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Kamenicë – Pas shumë kërkesave që ka bërë Selver Lenjani në adresë të Parlamentit, Qeverisë dhe institucioneve tjera relevante, kreu i Kuvendit Glauk Konjufca ka reflektuar duke e dërguar një delegacion për të biseduar dhe kuptuar hallet që kanë brezi kufitar në Karaçevë.

Selver Lenjani tha se në këtë takim komisioni nga Parlamenti i Republikës së Kosovës është njoftuar për hyrjen e xhandarmerisë serbe gjatë gjithë këtyre viteve, edhe pse ne banoret e brezit kufitar kërkuam nga komisioni që të njoftojnë kryeparlamentarin dhe delegatët e Kuvendit me hallet dhe brengat që janë në këtë pjesë të territorit të Republikës së Kosovës.

“Bashkësia lokale e fshatit Karaçevë e poshtme komuna e Kamenicës ka mbajtur një takim zyrtar ku kryeparlamentari Glauk Konjufca caktoi një delegacion nga kuvendi që përfaqësohej në emër të kryetarit. Në takim u diskutuan hallet dhe brengat të cilat banorët e brezit kufitar i kanë nga viti 2001 deri më sot. Hyrja e forcave të xhandarmerisë serbe me gjitha mjetet ushtarake të armatosura hyn në territorin e Republikës së Kosovës.
Në takim u njoftua komisioni për hyrjen e xhandarmerisë serbe gjatë gjithë këtyre viteve, ne banoret e brezit kufitar kërkuam nga komisioni që të njoftojnë kryeparlamentarin dhe delegatët e kuvendit me hallet dhe brengat që janë në këtë pjesë të territorit të Republikës së Kosovës” tha Lenjani.

Fundamenti

Lenjani ka thënë në takim se Serbia po tenton ta shkëput këtë pjesë të Kosovës sepse po bazohet në marrëveshjen tekniko-ushtarake të Kumanovës, por ne banoret posedojmë dokumentacionin zyrtar valid katasdral gjeografik dhe posedojmë dhe hartën zyrtare të Serbisë që kjo pjesë është tokë e jona, mirëpo megjithatë pala serbe thirret në marrëveshjen e Kumanovës që Serbia ka falsifikuar dokumentet dhe ju është servuar faktorit ndërkombëtar dhe është nënshkruar kjo marrëveshje nga NATO.

“Nga ky delegacion kërkuam që çështja e brezit kufitar të trajtohet me prioritet dhe të pranohet një delegacion prej dy anëtarëve në kuvendin e Republikës së Kosovës për t`i raportuar deputetëve të Kuvendit që të njoftohen për problemet e brezit kufitar. Presim që kryetari Konjufca të paraqet në Kuvend një rezolutë e cila kërkon që Brukseli zyrtar ta korrigjoj Serbinë dhe të përgjigjet penalisht para faktorit ndërkombëtar për falsifikimin e dokumentacioneve. Lusim të gjithë deputetët që gjatë demarkimit në të ardhmen mes Serbisë dhe Kosovës mos të ndodh që të votohet që një pjesë e Kosovës të kalojë në anën e Serbisë me dokumentet e falsifikuara të cilat i kanë paraqitur gjatë marrëveshjes së Kumanovës. Mbesim me shpresë që institucionet relevante të Kosovës t`i marrin seriozisht këto shqetësime dhe brenga nga kjo pjesë e harrur e Kosovës” tha Lenjani./rajonipress/