UBT

Karaçeva ndihet e zhgënjyer me bisedimet në Bruksel, asnjë fjalë për brezin kufitar

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Kemi shkruar vazhdimisht dhe kemi kërkuar nga krerët institucional që të futet në agjendën e bisedimeve rasti i Karaçeva, por kërkesat tona hasën në vesh të shurdhër, por ne u bëjmë me dije se nuk do të pushojmë asnjëherë derisa të realizohen kërkesat tona thotë Selver Lenjani.

Selver Lenjani pothuajse ka shkruar vazhdimisht duke tërhequr vëmendjen e liderëve politik dhe institucional që të merren më seriozisht me trajtimin e problemeve që e preokupojnë brezin kufitar, por nga praktika po del se të gjitha ato reagime, kërkesa e lutje të brezit kufitar kanë hasur në vesh të shurdhër.

E, Selver Lenjani po ndihet i revoltuar me këtë heshtje dhe mos veprim të shtetit të Kosovës karshi problemit që ekzistoj në brezin kufitar.”Kam pritur që me 2 maj do të jetë në agjendën e bisedimeve problemi i Karaçeva sepse është e drejtë legjitime e banorëve që të marrin një përgjigje rreth fatit të tokave e pronave të tyre që ishin në emër të baballarëve e stërgjyshërve të tyre” thotë Lenjani.

Eco Higjiena

Lenjani ka një mesazh dhe porosi për pushtetin e Albin Kurtit.”I bëjmë me dije Qeverisë Kurti se nuk do të pushojmë asnjëherë derisa të realizohen kërkesat tona legjitime. Nuk kemi tokë për t`i falur askujt ndërsa Qeveritë asnjëra prej tyre nuk është marrë seriozisht me problemin e brezit kufitar për këtë arsye edhe e kemi këtë gjendje”.

Lenjani ka falënderuar KFOR-in dhe Policinë e Kosovës që janë kujdesur që gjendja të jetë nën kontroll. “Këto dy institucione të sigurisë janë më meritorët q sot e kemi gjendjen nën kontroll në brezin kufitar, kurse Qeveria po tregohet injorante dhe nuk po dëshiron të merret me hallet e popullit të vet që i dha votën e besimin qytetar” tha Lenjanai./rajonipress/