Mobi Casa

Karaçeva e Poshtme i dërgon një mesazh Qëndron Kastratit: Mos e pengoni procesin mësimor?

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Kamenicë – I bëjmë thirrje Kryetarit të Komunës që mos të dërgoj Inspektor Komunal sepse nuk jeni ju të autorizuar që të pengohet procesi mësimor në shkollat e Komunës sonë thuhet në reagimin e banorëve të fshatit Karaçevë e Poshtme.

Ky reagim i fshatit erdhi pasiqë Qëndron Kastrati ka dhënë vërejtje me shkrim ndaj Sedat Kekës punëtor teknik me arsyetimin se i njëjti ka vepruar në kundërshtim me detyrat e tij të punës dhe i është shqiptuar masa disiplinore “Vërejtje me shkrim”.

Një vërejtje e tillë i është dhënë edhe Besnik Kekës gjithashtu punëtor teknik.

Duke parë këto ndërhyrje të kreut të komunës Qëndron Kastrati Karaçeva e Poshtme i ka dërguar sërish një letër publike krerëve institucional.

Letra e plotë

Mobi Casa

Letër e hapur për Institucionet Relevante të Republikës së Kosovës z. Albin Kurti z. Vjosa Osmani dhe Kryeparlamentarin Glauk Konjufca kërkohet ndihma e juaj për çështjen e Arsimit ne Kamenicë ju lutem na dilni në ndihmë për hapjen e shkollave në Kamenicë.

Jemi të zhgënjyer me vendimin që ka marr kryetari i Komunës, Qendron Kastrati që inspektoret komunal të arsimit pengojnë punën në shkollën fillore “Asllan Thaqi”, procesin mësimor dhe personeli arsimor ja kanë tërheq vërejtjen inspektoriatit të arsimit të na lironi shkollën sepse hapja e kësaj shkolle është me vendimin e ministres së arsimit Arberie Nagavci dhe bashkësia lokale e përshëndesim për punën dhe guximin që e ka marr ministria në fjalë për hapjen e shkollave në nivel komunal të Komunës së Kamenicës.

Vallë institucioneve të Republikës së Kosovës mos na pengoni procesin mësimor në shkollën fillore “Asllan Thaqi” sepse me shumë mundi është hapur kjo shkollë dhe mëngjesi i sotëm i gjeti të zbehur nxënësit, mësimdhënësit dhe stafin teknik.

I bëjmë thirrje Kryetarit të Komunës që mos të dërgoj Inspektor Komunal sepse nuk jeni ju të autorizuar që të pengohet procesi mësimor në shkollat e Komunës sonë.
Urojmë që bashkësia lokale e fshatit Karaçevë dhe banorët e brezit kufitar që të mos pengohet procesi mësimor sepse në gjitha kohërat lapsi, ditari, arsimtari i ka përballuar dhe vazhdimisht do t`i përballojmë.

Kryetar ju lutem mos e pengoni procesin e zhvillimit mësimor sepse një gjë e tillë nuk do të lejohet as nga Bashkësia Lokale e as nga banorët e brezit kufitar thuhet në letër./rajonipress/