Fundamenti

Kaplon nepotizmi institucionet e Komunës së Kllokotit me familjarë të kryetarit Bozhidar Dejanoviç

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Rrjeti i OJQ-ve AVONET është thellësisht i shqetësuar se si institucionet e Komunës së Kllokotit janë të mbushur nga familjarët e kryetarit të komunës z. Bozhidar Dejanoviç. Institucionet e kësaj komune janë duke u ballafaquar me shumë probleme dhe sfida të mëdha, ku kryetari i kësaj komune nuk ka shpreh interesim që të bëjë zgjidhje dhe të menaxhoj sa më mirë këto situata.

Shkollat fillore dhe të mesme në Komunën e Kllokotit kanë një numër të madh të punëtorëve teknik, e këta punëtor teknik janë të afërt të kryetarit të Komunës së Kllokotit z. Bozhidar Dejanoviç, por çka është më e keqja e kësaj dukurie këta punëtor as që shkojnë për të kryer detyrat e tyre si punëtorë teknik, ata veç marrin rroga dhe disa prej tyre as që jetojnë në Kosovë.

Disa prej punëtorëve si mesimëdhënësa të shkollave fillore dhe të mesme marrin rrogë nga buxheti i Republikës së Kosovës, e që nuk punojnë nëpër këto shkolla, por punojnë si mësimdhënës në shkollat me sistem paralel serb.

Mobi Casa

AVONET ka hulumtuar dhe ka vërtetuar se kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Kllokotit z. Zharko Dejanoviç është vëllau i kryetarit të Komunës së Kllokotit z. Bozhidar Dejanoviç. Kryetari i Komunës së Kllokotit z. Bozidar Dejanoviç dhe kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Kllokotit z. Zharko Dejanoviç, kanë punësuar gratë dhe fëmijet e tyre, e poashtu edhe shumë familjar të tyre.

Këto punësime për AVONET-in janë nepotizëm dhe nuk tregojnë demokraci në këto institucione, AVONET kërkon nga institucionet e Republikës së Kosovës, Njësisë për Krime Ekonomike dhe Prokurorisë së Shtetit dhe poashtu Agjencionit Anti Korrupsion, që të fillojnë hetimet si dhe nga MAPL-ja të marrin masa ndaj këtij institucionit thuhet nw njoftimin e AVONET./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.