Fundamenti

Kaplohet nga zjarri shtëpia që shërbente për roje dhe kujdesin e kafshëve

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Gjilan – Policia është lajmëruar se shtëpia e ankuesit A.M. 1955 është kapluar nga zjarri. Shtëpia shërbente për roje dhe kujdesin e kafshëve pranë rrugës magjistrale Gjilan – Kamenicë në dalje të Gjilanit njoftoj Ismet Hashani zëdhënës i policisë rajonale në Gjilan.

Sipas Hashanit aty pran në momentin e shpërthimit të zjarrit ishin të parkuara disa automjete, ku njëra nga automjetet dhe disa pajisje shtëpiake janë kapluar nga zjarri.

Në vendin e ngjarjes ka arrit njësiti i KEDS-it me cisternën e tyre, e pastaj edhe njësiti i zjarrfikësve, njësiti i forenzikës, njësiti sektorial, prokurori, si dhe inspektorët e zjarrit.

Mobi Casa

Zjarri është lokalizuar dhe shuar nga zjarrfikësit.

Përveç dëmeve materiale nuk raportohet se është lënduar dikush. Rasti për hetime të mëtutjeshme i referohet Hetimeve Rajonale./rajonipress/