UBT

Kapiteni Gjimshiti pas triumfit ndaj Andorrës: Në vazhdim do të shihni një Shqipëri të bukur

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimshiti, është shprehur i lumtur për fitoren që mori Shqipëria ndaj Andorrës në kuadër të kualifikimeve të Botërorit 2026.

Shqipëria shënoi fitore me rezultat 3-0 në shtëpi ndaj Andorrës në kuadër të rrethit të dytë kualifikues.

“Ishte përgjigja e duhur, jo vetëm për tifozët por edhe për ne. Ishte e rëndësishme të rikuperonim ndeshjen me Anglia. U futëm në fushë, krijuam golin me Manajn, që ishte çelësi për ta fituar ndeshjen”.

“Ishte shumë e vështirë edhe nga lodhja, nuk ke shumë kohë të shikosh kundërshtarin. Ka qenë shumë e vështirë”.

“Djemtë kanë bërë një ndeshje shumë të mirë, mund të përmirësojmë disa gjëra, por jemi të lumtur me tri pikët”.

Eco Higjiena

“Gjendja është e mirë. Kam një problem prej shumë kohësh në kofshë. Shpresoj që deri në fund të vitit do e mbaj mirë”.

“Folëm me trajnerin dhe stafin, ishte më mirë mos rrezikoja shumë, kjo është gjëja më e rëndësishme”.

“Do të na pëlqente të luanim gjithmonë në sulm, por varet nga kundërshtari dhe kualiteti”.

“Do të përmirësohemi me kalimin e kohës, do të shikojmë një Shqipëri të bukur, por gjëja më e rëndësishme është të fitojmë ndeshjen”, është shprehur Gjimshiti./Telegrafi/