Uji Dea

Kapet shqiptari me një kilogram heroinë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Shtetasi shqiptar ka deklaruar se po qëndronte prej dy muajsh në regjionin e Gjenevës ku po kërkonte punë.

Policia e Gjenevës ka kapur një person te i cili është gjetur më shumë se një kilogram drogë të tipit heroinë. Policët kishin vendosur ta kontrollonin shqiptarin në mbrëmjen e të premtes, pasi që u kishte rënë në sy me sjelljen e tij.

Duke i kontrolluar çantën, ata i gjetën drogën e fshehur.

Shtetasi shqiptar ka deklaruar se po qëndronte prej dy muajsh në regjionin e Gjenevës ku po kërkonte punë, bën të ditur policia e Gjenevës të dielën. Ai ka shtuar po ashtu se nuk ka ditur se kishte ndalesë për të hyrë në Zvicër, që vlente deri në shkurt të vitit 2018.

Uji Dea

Ndërkaq, ka pranuar se ka qenë duke bërë transportimin e drogës kundrejt një pagese prej 200 frangash.

Por, ai i ka thënë policisë se ka menduar se nuk bëhet fjalë për heroinë të pastër dhe se ishte hera e parë që po bënte një transport të tillë.

Policia ia ka dorëzuar prokurorisë dilerin e drogës.(albinfo)