UBT

Kapet serbi me plotë armatim

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Policia ka arrestuar serbin e dyshuar D.S. për shkak se në shtëpinë e tij janë gjetur dy pushkë automatike , katër karikator dhe 76 fishek të kalibrit 7.62 mm.

Një serb nga fshati Llabjan i Artanës është arrestuar pas dyshimeve se ai kishte shtënë me armë zjarri njoftoj policia. Ismet Hashani zëdhënës i policisë tha se më 22 korrik rreth orës 14:30 policia ka pranuar një informatë përmes rrugëve operative se i dyshuari D. S., 1950 serb shtetas i Kosovës banor rezident në fshatin Llabjan Komuna e Novobërdës ka gjuajtur me armë zjarri.

Patrulla policore ka dal në vendin e ngjarjes dhe ka kontaktuar me të dyshuarin i cili ka pranuar se nga pakujdesia ka shtënë me armë nga pushka automatike derisa ishte para stallës së vet. Në vendngjarje është gjetur një gëzhojë dhe një fishek i pa shkrepur.

Hidromorava

Hashani tha se gjatë bastisjes së shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar dy pushkë automatike , katër karikator dhe 76 fishek të kal. 7.62 mm.

Në lidhje me rastin është informuar prokurori dhe në konsultim me të , i dyshuari ndalet në mbajtje për 48 orë derisa rasti është duke u hetuar tha Hashani./rajonipress/