Eko Higjiena

Kapet polici mashtrues

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Ismet Hashani zëdhënës i policisë tha se pas një pune intensive hetimore hetuesit e stacionit policor të Gjilanit me date 11.09.2012, kanë arritur ta gjejnë të dyshimtin B. Sh.

Policia ka pranuar një informatë përmes telefonit se me datën, 10.09.2012, për një rast mashtrimi, në rrugën e Ferizajit, në punëtorin ,,Saba’’, ku një person kishte shkuar , kishte kontaktuar me njërin nga punëtorët, dhe i kishte kërkuar 50 euro, në emër të një zyrtari policor. Viktima ka njoftuar policinë duke e përshkruar të dyshuarin.

Ismet Hashani zëdhënës i policisë tha se pas një pune intensive hetimore hetuesit e stacionit policor të Gjilanit me date 11.09.2012, kanë arritur ta gjejnë të dyshimtin B. Sh.

Hidromorava

Ai është shoqëruar në Stacionin Policor, dhe pas intervistimit, janë gjetur dëshmi të bazuara se i njëjti dyshohet të jetë i involvuar në disa vepra penale të “Mashtrimit”, duke u prezantuar në disa raste si oficer policor,e në disa raste si inspektor policor, e në disa raste duke u prezantuar në emër të policëve të Kosovës. Ky mashtrues në disa raste ka shkuar nëpër firma, fillimisht ju ka marr numrat e telefonave nëpër reklama, e më vonë i ka thirrur dhe i ka mashtruar duke ju marr para.

Pas përfundimit të intervistës, është verifikuar se i dyshuari në fjalë, ka edhe urdhëresë nga Gjykata, në vuajtjen të dënimit prej 4 muajve burg efektiv, dhe i njëjtin menjëherë është dërguar në vuajtjen e dënimit ne Burgun e Dubraves.
Rastet e me dëshmi të mbledhura do të procedohen në Gjykatë./rajonipress/